Policia e Kosovës nxjerr jashtë stadiumit këngëtarin e njohur shqiptar

November 18
14:20
2019
Policia e Kosovës nuk e ka lejuar hyrjen në stadium të këngëtarit të njohur, Noga.
Noga është nxjerrë jashtë nga stadiumi Fadil Vokrri pasi me vete pati gjëra të cilat nuk lejohet në një ndeshje futbollistike.
Sipas burimeve të “Indeksonline” këngëtari ka rezistuar që të kontrollohet nga policia dhe ka mbetur jashtë stadiumit.
Reperi i njohur ka refuzuar kontrollin fizik nga uniformat e policisë dhe si pasojë ai nuk është lejuar të hyjë në stadium për të parë ndeshjen.