Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po xhironin klipin e ri, të shtëna armësh drejt Kanye West dhe reperit 6ix9ine

Po xhironin klipin e ri, të shtëna armësh drejt Kanye West dhe reperit 6ix9ine
November 09
20:31 2018

Disa breshëri armësh janë dëgjuar gjatë momentit kur Kanye West dhe reperi Tekash po xhironin videon e re muzikore në Beverly Hills.

Policia ka marrë një telefonatë ku raportohej se të shtëna armësh janë dëgjuar në afërsi të shtëpisë 80 milion dollarëshe ku ata po bënin xhirimet.

Ka qenë “TMZ” e cila shkruan se të dy reperët ndodheshin në shtëpi kur janë dëgjuar armët dhe një plumb ka përshkuar dhomën e fjetjes.

Në klip ishte planifikuar të ishte edhe reperja Nicki Minaj e cila nuk kishte mbërritur ende. I njëjti burim raporton se Kanye West është larguar i frikësuar pasi ka dëgjuar 8 të shtëna por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Shtëpia ishte marrë me qira nga reperi Tekash 6ix9ine për xhirime dhe thuhet se shkak i sulmit është bërë pikërisht ky i fundit pas një përplasjeje me armë në New York.  Ai disa muaj më parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove sepse postoi videon e një vajze 13-vjeçare që kryente marrrëdhënie seksuale gjatë një feste ku edhe ai ishte i pranishëm.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje