Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Po ta kisha dhëndër, do e pranoja”- Sabiani flet për marrëdhënien e së bijës me Seldin

“Po ta kisha dhëndër, do e pranoja”- Sabiani flet për marrëdhënien e së bijës me Seldin
February 10
17:16 2019

Kohët e fundit, është aluduar shpesh për një lidhje mes Seldi Qalliut dhe Keisi Medinit, vajzës së Sabianit. Ata shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe së fundmi kanë publikuar dhe bashkëpunimin muzikor: “S’ka dashni.”

Në një intervistë për Panorama Plus, Sabiani ka sqaruar gjithçka në lidhje me thashethemet:

“Sa për komentet se Keisi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë dajën hallë dhe hallën dajë. S’ka asgjë midis tyre. Seldi ka qenë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është dhe si vëllai i madh për Keisin. Por të them të drejtën, edhe po ta kisha dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks. (qesh)”

Ai është shprehur se Keisi është ende e vogël dhe nuk ndihet mirë kur përmenden gjëra të tilla për të. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje