Blitz

 Breaking News

“Po qaj me lot gëzimi”- Alketa Vejsiu do të prezantojë “Sanremo 2020”

“Po qaj me lot gëzimi”- Alketa Vejsiu do të prezantojë “Sanremo 2020”
January 14
16:27 2020

Jo më kot Alketa Vejsiu ka qenë protagoniste e televizionit kohët e fundit, kjo për të arritur ëndrrën e saj më të madhe: televizionin italian.

Puna në TV Klan dhe në RTSH me festivalin e  fundvitit, iu shpërblye Alketës plotësisht pasi sot ajo ka marrë një lajm tepër të rëndësishëm për karrierën e saj. Alketa Vejsiu do të prezantojë festivalin “Sanremo” 2020.

Ajo bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno do të bashkëprezantojnë festivalin më të rëndësishëm muzikor në shtetin fqinj.

Lajmin e ka bërë publik vetë Alketa në Instagram-in e saj duke u shfaqur tejet e entuziasmuar për këtë sukses të sajin.

 


“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj. Kjo është ëndrra për të cilën ju kisha folur!
Endrra për të cilen kam punuar dhe besuar fort që 12 vjec!
Endrra që Frymezoi Festivalin e 58 të Këngës!
Italia që pas Shqipërisë time është pa as më të voglin dyshim vendi më i bukur në botë!
Trofeu im sot është trofe për të gjithë shqiptarët!”, shkruan Alketa mjaft e entuziasmuar në Instagram.

Këtë vit festivali i rëndësishëm i muzikës në Itali “Sanremo” do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.

Edhe mediat italiane e kanë cilësuar Alketën si një personazh të rëndësishëm dhe prefeksionist ndaj dhe ajo është përzgjedhur të shfaqet krah personazheve të rëndësishëm në prezantimine  këtij festivali.

Padiskutim i shprehim urimet më të përzemërta Alketës për këtë arritje të saj!/Blitz.al/

Share