Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po prisnit që të konfirmonte shtatzëninë? Kylie Jenner shokon fansat me këto foto

Po prisnit që të konfirmonte shtatzëninë? Kylie Jenner shokon fansat me këto foto
January 10
23:22 2018

Kohët e fundit është folur shumë për shtatzëninë e vajzave të familjes Kardashian. Disa prej tyre e kanë konfirmuar me foto dhe postime në rrjete sociale ndërsa disa të tjera kanë zgjedhur të mos flasin publikisht për këtë fakt.

E ndërkohë që ne prisnim që supermodelja Kylie Jenner ta bëntë një gjë të tillë ajo na ka habitur të gjithëve me fotot që ka postuar së fundmi.

Ajo ka publikuar foto nga reklama që po bën bashkë me motrën e saj dhe vetëm bark të rrumbullakët që nuk shohim. Për më tepër dallohet mjaft mirë një kurse i cili është i ngjitur pas trupit dhe nxjerr në pah format seksi të saj.

Fansat kanë vërshuar në komente dhe ka nga ata që mendojnë se ajo ka lindur dhe thjesht po fsheh barkun me kursen që ka veshur, dhe ka nga ata të tjerë që mendojnë se Kendall nuk ka qënë kurrë shtatzënë ose ka arritur të bëjë diçka jo njerzore duke ngushtuar aq shumë barkun që mban brenda një fëmijë.

Media të ndryshme të huaja kanë hedhur hipotezën se fotot mund të jenë bërë disa kohë më përpara dhe kanë vendosur që ti publikojnë tani.  E vetmja gjë që dimë të themi është se tani Kylie i ka bërë konfuzë të gjithë dhe ja ka arritur përsëri që të jetë në qëndër të mediave.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje