Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po, po, konfirmohet! Noizy dhe Capital T pëlqejnë të njëjtën “vogëlushe”

Po, po, konfirmohet! Noizy dhe Capital T pëlqejnë të njëjtën “vogëlushe”
November 23
09:20 2016

Reperat Noizy dhe Capital T janë ndër më të preferuarit e momentit. Këngët e tyre shndërrohen menjëherë në hite dhe publiku i ndjek dhe i admiron për artin që ata bëjnë.

Mirëpo, si mund të jesh një reper pa pasur një makinë të shtrenjtë dhe luksoze? Vazhdimisht djemtë postojnë në rrjete sociale mbi jetën e tyre të luksit dhe shpenzimet e mëdha. Kjo është një “luftë e ftohtë” mes të gjithë reperave dhe është një fenomen që ekziston edhe në hip hop-in ndërkombëtar. Mirëpo, kur vjen fjala te Noizy dhe Capital T, të cilët nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me njëri-tjetrin dhe as ndonjë bashkëpunim, ata sërish kanë zgjedhur të njëjtën “vogëlushe”.

E kemi fjalën për makinat e tyre të reja. Si Noizy, ashtu edhe Capital T, kanë bërë të tyren nga një makinë luksoze “Ferrari”,  që me shumë mundësi do të jenë pjesë e klipeve të tyre të ardhshme.

Capital T:

capital-t

Noizy:

noizyy

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje