Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po përgatiten për setin e parë si burrë e grua, publikohen fotot e Justin dhe Hailey më të dashuruar se kurrë

Po përgatiten për setin e parë si burrë e grua, publikohen fotot e Justin dhe Hailey më të dashuruar se kurrë
December 05
18:05 2018

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Baldwin së shpejti do të publikojnë një set fotografik ose do të jenë në cover të ndonjë revistë të njohur për herë të parë si burrë dhe grua. Modelja 22-vjeçare dhe Justin duken më të dashuruar se kurrë.

Ata shihen të përqafuar me njëri-tjetrin e nuk mungojnë edhe fotot ku Justin e mban Haileyn në kuriz dhe të dy duken mjaft të gëzuar duke i dhuruar edhe buzëqeshje aparatit.

Hailey kishte zgjedhur një fustan ngjyrë nude të gjërë por që vinte në pah elegancën e saj . Ndërsa Justin kishte zgjedhur që të tregonte tatuazhet e tij dhe kishte veshur vetëm një palë xhinse ngjyrë blu.

Ndërsa në një tjetër pjesë ata janë kombinuar me njëri-tjetrin dhe për më shumë shihni fotot.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje