Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po Neda ç’pati? I thotë publikisht bashkëshortit: Ogren, të urrej!

Po Neda ç’pati? I thotë publikisht bashkëshortit: Ogren, të urrej!
August 05
13:42 2017

Të gjithë ju që keni qenë ndjekës të rregullt të “Big Brother” (por edhe ju të tjerët) me siguri që jeni në dijeni se Neda dhe Ogreni janë i vetmi çift i dalë nga ai format që janë martuar dhe kanë një vogëlush bashkë që quhet Serzh.

Neda dhe Ogreni nuk janë kursyer asnjëherë ta shprehin dashurinë e tyre, edhe publikisht, në mënyrat nga më të ndryshmet. Vetëm para pak minutash në Instagram, Neda ka postuar një fotografi të portretit të Ogrenit dhe ka shkruar: “Hate you (të urrej)”.

Por pse ky dedikim dhe jo diçka romantike? Duke njohur shpirtin e saj poetik, ne besojmë se kjo është sërish një shprehje dashurie nga ana e saj, thjesht ajo pëlqen të jetë gjithmonë ndryshe nga të tjerët. /Blitz.al/

Shperndaje