Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Po mendoni ta merrni Beyonce-n që të këndojë në dasmën tuaj? Ja sa paguhet ajo

Po mendoni ta merrni Beyonce-n që të këndojë në dasmën tuaj?  Ja sa paguhet ajo
December 21
14:25 2018

Me siguri e keni lexuar në Blitz.al lajmin që Isha Ambadi, vajza e një milarderi indian, mori për të performuar në festën që bëri para dasmës së saj, as më shumë e as më pak se Beyoncen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Festa e madhe ku ishin të pranishëm personazhet më të njohur indianë në të gjithë botën, ose dhe figura të rëndësishme politike si Hilary Clinton u mbaj në qytetin e Udaipur. Por sa u pagua këngëtarja e “Halo” për të kënduar në këtë festë? Raporte të ndryshme bëjnë me dije se flitet për një shifër rreth 3 apo 4 milionë dollar. Kështu nëse po planifikoni një dasëm për në verë mund ta keni parasysh.

Beyonce paguhet rreth kësaj shifre për të gjitha organizimet private ku merr pjesë(për shembull Coachellan), për këtë arsye dhe në vitin 2017 ishte femra artiste me më shumë fitime në botë, me diçka më tepër se 105 milionë dollar. Dhe një e ftuar si ylli i muzikës RnB, ishte qershia mbi tortë për një festë, organizimi i së cilës ka kushtuarr reth 100 milionë dollar.

Por për kuriozitetin tuaj, Beyonce nuk është artistja që paguhet më shumë për të përformuar në organizime të tilla. Jennifer Lopez e mban vendin e parë me 5 milionë dollar, ndërkohë dihet gjithashtu se një milarder nga Teksasi ka paguar një herë grupin Rolling Stones 7 milionë dollar për një festë ditëlindje. Ndërkohë artistë të tjerë si Christina Aguilera, Mariah Carey dhe Jay Z paguhen diku tek 1 milionë deri në 1.5 milionë dollar.

/Blitz.al/

Share