Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po juve e kuptuat kur “Kimikatit” i ra dhëmbi në skenë dhe ai thjesht e përtypi për të mos prishur numrin skenik?

Po juve e kuptuat kur “Kimikatit” i ra dhëmbi në skenë dhe ai thjesht e përtypi për të mos prishur numrin skenik?
June 24
09:07 2018

Tashmë që sezoni i “Portokallisë” ka përfunduar dhe trupa e humorit po udhëton nëpër qytete të Shqipërisë për të mbajtur shfaqje në sheshet kryesore, Top Channel ka ideuar një emision të drejtuar nga Devisi i “Fiks Fare”, ku në biseda “kokë me kokë” me të, aktorët rrëfejnë prapaskenat e sezonit.

Ka qenë “Kimikati”, ai që në fakt ka habitur më së shumti me momentin e sikletshëm që ka rrëfyer. Sipas tij, teka një puntatë ka qenë duke realizuar skeçin e tij, ka ndjerë që njëra nga dhëmballat i ka rënë. Olsi rrëfehu se për disa minuta thjesht e ka lëvizur dhëmballën e rënë nëpër gojë, ndërkohë që përfitoi nga një duartrokitje për ta kaluar në bark sepse e pengonte në të folur.

Publiku nuk ka kuptuar gjë, por tashmë që e morëm vesh, me siguri ky ka qenë momenti më i sikletshem për një aktor, sidomos në fillimet e karrierës së tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje