Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po ju e keni vënë re rubrikën dedikuar Rudina Magjistarit dhe pyetjeve të saj në “Xing me Ermalin”?

Po ju e keni vënë re rubrikën dedikuar Rudina Magjistarit dhe pyetjeve të saj në “Xing me Ermalin”?
June 04
10:00 2018

Ka ndodhur që në disa faqe të famshmë për ‘meme’ në rrjete sociale, të merren e shkëputen pjesë nga intervista të Rudina Magjistarit në emisionin e saj, ku kjo e fundit ndodh që të bëjë disa pyetje të cilat më pas kthehen në humor. Vetë Rudina është prononcuar më herët se ato nuk janë disa pyetje naive ku ajo ngatërrohet padashje, përkundrazi, ato janë të mirëmenduara.

Megjithatë, Ermal Mamaqi dhe “Xing me Ermalin” kanë vendosur të krijojnë një rubrikë të re në emision që titullohet “Pyetje për Rudinën” dhe teksa shfaqet sigla aty del edhe portreti i Rudina Magjistarit. Në këtë rubrikë, Mamaqi iu bën të ftuarve disa pyetje naive, si për të “thumbuar” në këtë mënyrë pyetjet që Rudina Magjistari bën në emisionin e saj.

Për aq kohë sa të dy janë “komshinj” në Tv Klan, besojmë se Rudina është në dijeni të kësaj rubrike dhe e mirëkupton humorin e Mamaqit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje