Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po ju e dinit që aktorëve të “Al Pazar” u vendosin gjobë nëse takohen me Rudina Dembacaj?

Po ju e dinit që aktorëve të “Al Pazar” u vendosin gjobë nëse takohen me Rudina Dembacaj?
January 09
21:02 2019

Moderatorja e njohur e emisionit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj ka folur shpeshherë për debatin e saj me Agron Llakajn, pasi u largua nga “Al Pazar”. Por duket se pas largimit të Rudinës nga ai spektakël aktorëve të tjerë u janë vënë disa kushte.

Këtë javë, Rudina do të jetë e ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, ku mes të gjithash, ajo ka treguar se nuk mund të flasë dhe takoj binjakët e “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veshaj. A e dini pse? Nëse ata takojnë Rudinën marrin gjobë!

“Al Pazari nuk më bënte më për të qeshur, përvecc binjakëve se binjakët i dua shumë. Sa gjynah se do marrin gjobë ata, nuk flas me binjakët”- është shprehur moderatorja në Thumb.

Përgjigja e saj na ka intriguar shumë, por duhet të presim për të parë bisedën e plotë në intervistën e saj në “Thumb”, të shtunën, ora 17:00 në Abc news./Blitz.al/

Komento
Shperndaje