Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po ju çfarë keni bërë për gjyshen tuaj? Kim Kardashian e liroi nga burgu dhe e bëri një yll të rrjeteve sociale të vetën

Po ju çfarë keni bërë për gjyshen tuaj? Kim Kardashian e liroi nga burgu dhe e bëri një yll të rrjeteve sociale të vetën
June 14
16:57 2018

Alice Marie Johnson, 63 vjeçarja më e famshme e momentit duke qenë se është gjyshja e Kim Kardashian, siç dhe e keni marrë vesh nga mediat është liruar nga burgu në të cilin ajo qëndronte prej 22 vitesh e nga ku kishte një burgim të përjetshëm.

Falë lobimit të mbesës së saj në organet ligjvënëse dhe në një bisede kokë më kokë me presidentin Trump, Kim ia arriti ta lironte gjyshen nga burgu.

Dhe çfarë po bën ajo tani? Po shijon lirinë dhe kënaqësinë që të jep jetesa në vitin 2018. Kim ka filluar ta postojë shumë në rrjete sociale dhe shumë shpejt do të vijë momenti ku Alice do të ketë rrjetet e saja sociale për tu shtuar kështu siç duhet në episode e “Keeping up with the Kardashians”.

Kim Kardashian Alice Marie Johnson
Credit: Kim Kardashian/Snapchat

Pra edhe një herë, a janë Kardashian-Jenner një racë “gjeni”? S’themi dot të kundërtën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje