Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po, jo apo ndoshta: Samanta dhe Capital T diçka po ‘ziejnë’ në marrëdhënien e tyre

Po, jo apo ndoshta: Samanta dhe Capital T diçka po ‘ziejnë’ në marrëdhënien e tyre
October 22
17:58 2017

Vetëm një javë më parë, ne të Blitz.al ju rrëfyem një rastësi të këndshme që kishim vënë re nëpërmjet Instagramit. Këngëtarët Samanta Karavello dhe Capital T ishin fotografuar në të njëjtin vend në SHBA ndonëse pa njëri tjetrin në krah, duke na bërë të dyshojmë se diçka ka mes tyre.

Referuar Blitz.al disa media (sepse të tjerë bënë sikur e zbuluan vetë krejt rastësisht dhe nuk cituan burimin si zakonisht) vazhduan më tepër hamendësimet e tyre duke e quajtur dyshen një nga çiftet më të reja të showbizit shqiptar.

Por ‘Prive’ ka vendosur që të zbulojë të vërtetën duke kontaktuar me burime pranë çiftit. Emisioni i njohur i shoëbizit në Kosovë, ka cituar artikullin e Blitz.al e më vonë ka treguar se sipas tyre dhe burimeve që ata kanë gjithçka ka qenë në kuadrin e koinçidencës pasi e vetmja gjë që lidh Samantën dhe Capital-in është muzika dhe asgjë tjetër.

Megjithatë, sido të jetë e vërteta ata do të ishin një çift shumë i këndshëm dhe bëjmë mirë të qëndrojmë skeptikë deri kur ata të na e pranojnë apo mohojnë vetë lajmin. I mbani mend Klean dhe Elgitin në fillimet e tyre? Hmmm, s’na falet të jemi më aq naivë. /Blitz.al/

Shperndaje