Blitz

 Breaking News

Po ia falim gënjeshtrën Renato Mekollit vetëm për një arsye të vetme që s’ka lidhje fare me të!

Po ia falim gënjeshtrën Renato Mekollit vetëm për një arsye të vetme që s’ka lidhje fare me të!
December 07
11:04 2019

Le të themi se shumica e besoi realisht lajmin se Renato Mekolli do të largohej nga “Hell’s Kitchen”. Në bashkëpunim me Zefina Hasanin, autoren e programit Renato Mekolli stisi ikjen nga programi në mënyrë të papritur dhe pa një arsye konkrete. Le të themi se shumica e besoi këtë gjë pasi nuk është hera e parë që ndodh kjo brenda këtij televizioni.

(Kujtojmë se Jonida Shehu pati një largim të menjëhershëm kohë më parë nga “Pasdite në Top Channel” dhe u zëvendësua nga Juli Krisafi.) Edhe Renato Mekollit duket se iu gjend zëvendësuesi shumë shpejt!

Edhe cfarë zëvendësuesi madje!

Por dje në puntatën e rradhës kuptuam që Renato nuk është larguar. Gjithçka ka qenë një gënjeshtër për audiencën të cilën le të themi se po ia falim për një arsye: Alsi Sinanaj!

Ishte pikërisht ky plan i stisur i produksionit të “Hell’s Kitchen” që na njohur me Alsin, chefin më simpatik aktualisht!

“Sa i mirë, sa i sjellshëm , sa komunikues, shumë fantastik.”,- mjafton ky koment i marrë nga Instagram-i pas paraqitjes së tij ditën e djeshme për të përshkruar chef-in më të përfolur momentalisht (na fal Renato por vetë ia bëre vetes).

Alsi prej vitesh ushtron profesionin e tij në Greqi dhe ka punuar në disa nga restorantet më me emër dhe luksozë të ishujve të Greqisë.

Një kaçurrels, alla Mc Kresha, me tatuazhe, chef kuzhine, i pashëm dhe… çun vlonjat!

Ai ka gatuar për shumë personazhe të njohur në botë (eh lum si Cristiano  Ronaldo që ka ngrënë trahananë nga duart e tij) por ka preferuar që të mos e tregojë këtë gjë publikisht.

Pra le të themi Renatos: po ta falim që na gënjeve këtë herë!/Blitz.al/

 

 

Share