Blitz

 Breaking News

Po Ermal Mamaqi, çfarë mendon për filmin e Bes Kallakut?

Po Ermal Mamaqi, çfarë mendon për filmin e Bes Kallakut?
January 26
12:34 2020

Debati i tyre në Instagram, u bë një prej ngjarjeve më të përfolura të fund 2019-ës dhe që mesa duket do të vazhdojë dhe në 2020, edhe pse sigurisht me tone më të zbutura. Derisa të harrohet fare…

Dëgjuam Bes Kallakun që e quajti Ermal Mamaqin biznesmen, në lidhje me filmat që bënte, ndërkohë që veten e cilësoi si personi që bën komedi. Lexuam Ermali t’i përgjigjej, duke mos e mohuar se është biznesmen se fundja fare industria e filmit është biznes. Pastaj Besi sqaroi situatën dhe fundi ishte paqësor, siç pritej.

Kjo “krisje” në raportin mes aktorëve/producentë megjithatë duket se nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tyre korrekte dhe miqësore. Të paktën kështu ka pranuar Ermali në intervistën për emisionin “Mos i fol shoferit”, ku tha se debate mes tyre ishte sqaruar jo vetëm publiksht por dhe privatisht. Madje dhe ishin takuar së fundmi miqësisht.

Gjithsesi në gjithë zhurmën që u bë, asnjëri nuk tha se si i dukej filmi i kolegut, pra si i është dukur Besit “Dy gisht mjaltë” apo si e ka parë Ermali “Falco”-n. Këtë ish-moderatori i “Xing” e ka thënë në të njejtën intervistë, ku u shpreh:

E kam parë filmin e Besit dhe ja kam thënë dhe atij. Ishte film i mirë por mund të ishte dhe më mirë, nga ana teknike”.

 

View this post on Instagram

 

“Kishte probleme” Ermal Mamaqi ben kritika per filmin e Besit #tvora #oranews #probleme #kritika #filma

A post shared by RTV ORA (@rtvora) on Jan 25, 2020 at 2:02pm PST

Pra për Mamaqin si profesionist të fushës, filmi i Besit ka pasur disa probleme teknike. Tani presim të shohim Kallakun në premierën e “I love Tropoja”, duke mbajtur shënim të gjithë skenat dhe gabimet që mund të gjejë në film. /Blitz.al/

Share