Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po Dafina Zeqiri ç’pati?!

August 10
16:10 2016

Dafina Zeqiri është rikthyer në skenat shqiptare për turneun e saj veror. Gjatë këtij turneu, këngëtaren e kemi parë duke performuar në vende të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme  ka pasur një koncert në Vushtri dhe më pas do të nisej drejt Gjilanit, por mesa duket jo çdo gjë ka shkuar siç duhet për Duffy-n.  Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Snapchat disa foto duke bërë serum dhe ka shkruar: “Aktualisht jam e surprizuar, ky është i pari gjatë këtij turneu”.

Kjo verë ka qenë e mbingarkuar për Duffy-n dhe shumë këngëtarë të tjerë. Lodhja dhe netët pa gjumë mund të jenë shkaku i gjendjes jo të mirë shëndetësore të saj. I urojmë shërim të shpejtë këngëtares dhe shpresojmë  që ta mbyllë me sukses turneun  e saj veror! /Blitz.al/

Shperndaje