Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Playboy” në shtëpinë e Kardashianëve për Pashkë

March 28
10:11 2016

 

 
Pashkët e këtij viti kanë qenë më shumë se të bukura për familjen Kardashian, sidomos për dhëndurët, njëkohësisht burrat e vetëm të dinastisë Kardashian, të cilët kanë qenë shpirti i festës.

Veshur si dy lepuj të bardhë, Kanye dhe Tyga, kanë hyrë në festë duke e ndezur totalisht atmosferën, jo vetëm për fëmijët, por edhe për “fëmijët” e mëdhenj: Kim, Khloe, Kylie,  Kourtney, Kendal dhe Rob.

Atmosfera e festës është shprehur e gjitha në rrjetet sociale Snapchat dhe Instagram.

Kim ka postuar një video ku shfaqet North West duke përqafuar babain e saj lepurush, kurse Kylie është kudo nëpër Snapchat me fotot e saj.

Ajo që ka rënë në sy është edhe prezenca e basketbollistit Lamar Odom, pas krizës së kaluar muaj më parë nga ndarja me Khloe Kardashian, por mesa duket qenkan rikthyer bashkë.

Ajo që mund të themi është se këto Pashkë janë më të mirat që Kardashianët mund të kenë kaluar, të paktën pa skandale.

 

Komento