Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Plasin” debatet në Britani! Ja ç’ka bërë princi William…

“Plasin” debatet në Britani! Ja ç’ka bërë princi William…
March 30
08:36 2016

Atë që ka bërë princi William këtë fundjavë që sapo kaloi nuk e rastisim shpesh në marrëdhëniet e çifteve apo në marrëdhëniet me ish-ët!

Princi ishte prezent në dasmën e ish-të dashurës së tij Jessica Craig, në Kenia. Ajo që i habiti të gjithë ishte mungesa e princeshës Kate. Ky veprim shkaktoi debate të shumta në Britani, por që natyrshëm të bën të pyesësh: Për ditët në të cilat jetojmë, a ishte vërtet kaq për t’u habitur ajo që pamë?
Princi William ishte i lidhur me Craig kur ishte vetëm 16 vjeç, në udhëtimet e tij në Afrikë! Gjithashtu, propozimin ndaj princeshës e bëri pikërisht në shtëpinë e familjes së ish-të dashurës, pa harruar këtu edhe prezencën në dasmën e vëllait të saj.

“Gjithçka ka të bëjë me marrëdhënien që ke me ish-partneren dhe me mënyrën se si e fejuara jote e sheh këtë gjë. Të tre: ish-i, e fejuara dhe ti duhet të ecni në të njëjtin drejtim, vetëm kështu gjithçka ecën e qetë”, – shprehet autorja Lizzie Post.

Ajo vazhdon më tej duke thënë se për të mos bërë asnjë palë të ndihet në siklet në një rast të ngjashëm, mjafton ta trajtosh të ftuarin (në këtë rast, princin William), ashtu siç trajton të gjithë të ftuarit e tjerë. Mjafton ta bëni të ndihet mirë dhe kaq.

Pavarësisht këtyre, në Britani janë të bindur se princesha Kate ka qenë e ftuar në këtë dasmë, por ka qenë ajo vetë që ka refuzuar të marrë pjesë. Ngaqë është një mama me dy fëmijë të vegjël? Mbase…

E rëndësishme për t’u thënë është se në raste të tilla është gjithçka në dorën tuaj: në qoftë se marrëdhënia me ish-in është ende e mirë dhe nëse jeni të bindur se një ftesë dasme nuk do të cënojë marrëdhënien aktuale, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Në këtë rast, princi William dhe Jessica Craig janë shembulli perfekt i dy ish-të dashurve, të cilët kthehen në shokë të ngushtë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje