Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plas sherri në familjen Kardashians. Khloe i kundërvihet Caitlyn Jenner-it

Plas sherri në familjen Kardashians. Khloe i kundërvihet Caitlyn Jenner-it
May 02
11:56 2016

Transmetimi i premierës “Keeping Up With The Kardashian”, sezoni 12-të, ka treguar hapur se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë në familjen më të famshme të Amerikës.

Përveç “misterit” të lidhjes së Rob Kardashian dhe Blac Chyna dhe rikthimit të Kourtney-t me ish-të dashurin, Scott Disick, ajo që ka bërë bujë ka qenë marrëdhënia e Khloe Kardashian me Caitlyn Jenner.

“Jam ndier e tradhtuar”, – ka thënë ndër të tjera 31-vjeçarja. “Më parë e dinin biznesmenët sesa ne për kalimin transgjinor të saj”.

Por ky rrëfim nuk i ka pëlqyer aspak Caitlyn Jenner, e cila nuk ka ngurruar të telefonojë të ëmën e Khloe-s e t’ia shfryjë asaj të tërë zemërimin. “Ajo po flet broçkulla për mua. Unë nuk dua që ajo të flasë për mua”,- ka qenë një nga fjalitë që Caitlyn i ka thënë Kris-it.

Dhe në fund, Kris Jenner ka arritur ta mbyllë situatën me qetësi dhe pozitivitet duke bindur Caitlyn se ishte ajo gabim, në fund të fundit.

Etiketimet
Shperndaje