Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plas sherri në Hollywood! Reperet e njohura nuk i mbajnë asgjë njëra-tjetrës!

February 26
10:13 2017

 

 

Një nga konfliktet më të ashpra mes dy repereve duket se ndodhi mbrëmjen e kaluar!

Po flasim për Nicki Minaj dhe Remy Ma!

Remy publikoi mbrëmjen e së shtunës një këngë të quajtur “shETHER”, ku për plot 7 minuta shante dhe akuzonte pafund Minaj. Paçka se zënka që dy reperet kanë pasur me njëra-tjetrën vite më parë kishte filluar të zbehej me kalimin e kohës, duket se tashmë gjërat kanë kaluar në një nivel tjetër.

Gjatë gjithë kohës, Ma e akuzon reperen e “Only” për tekstshkrues “fantazmë”, konsum dhe transportim kokaine, ndërhyrje kirurgjikale të shkuara keq dhe, sigurisht, e akuzon se ka fjetur, jo vetëm me Drake, por edhe me Lil’ Wayne, Trey Songz etj.

Gjithashtu reperja nga New York-u nuk lë pa përmendur edhe vëllain e Minaj, i cili është dënuar për pedofili, si dhe ka përmendur emrat e Taylor Swift, Miley Cyrus dhe Mariah Carey, duke i cilësuar si pre të lehta për Nicki-n.

Sigurisht, një lloj përgjigje ka ardhur nga Nicki Minaj, e cila ka postuar në Instagram një video, e regjistruar 2 vite më parë, ku tregon Beyonce-n duke e cilësuar Minaj si “Queen of Rap/mbretëresha e repit”.

Gjithsesi, Nicki tashmë është radha jote të tregosh se kush duhet ta mbajë titullin “Queen of Rap”! /Blitz.al/

 

? she said *bey ?

A post shared by Nicki Minaj (@nickiminaj) on

Komento
Shperndaje