Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Planet për sezonin e ri televiziv, Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu ne të njejtin emision?

Planet për sezonin e ri televiziv, Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu ne të njejtin emision?
July 21
11:45 2019

Me mbylljen e sezonit televiziv, personazhet e ekranit, sidomos moderatorët përveçse marrin pushimet, përfliten dhe se ku do ti gjejë sezoni i ri.

Ermal Mamaqi ka qenë në qendër të vëmendjes me “Xing”-un e tij, fillimisht duke u aluduar një largim i tij nga Klan-i. Lajm ku që gjithsesi u hodh poshtë nga ai vetë, në një farë mënyrë, sepse Ermali tha se beson se patjetër do të jetë në Klan ende.

Dy moderatorë të tjerë, të cilët mesa duket do të nisin diçka të re sezonin tjetër janë Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli. Për Arjolën në fakt, ka pasur disa dyshime se në cilin televizion do të jetë në vjeshtën e ardhshme, duke qenë se këtë vit ka moderuar disa evente por jo një emission të sajin. Ndërkohë, për Kelvin kanë qarkulluar lajme se do të largohet nga “Pop Culture” dhe Top Channel, megjithatë një prenoncim nga ai vetë ka munguar dhe kur është pyetur.

Sido që të jetë, sipas “Indeksonline” dhe burimeve të tyre, dy moderatorët, që janë dhe shumë miq me njëri-tjetrin, do t’i shohim duke bashkëdrejtuar në sezonin e ri në Ora News, në emisionin “Ditë e re”. Gjë që do të thotë se do të zëvendesojnë moderatorët e momentit, e ardhmja e të cilëve ende nuk dihet.

Nuk mund të themi me siguri nëse kjo gjë është e vërtetë, pasi mund të konfirmohet vetëm nga Kelvi apo Arjola, nuk e kemi as idenë se nëse një emision mëngjesi do të ishte i duhuri për ta, por ama mund  të themi me siguri se së bashku do të ishin në harmoni totale dhe është dyshja e prezantimit që i mungon ekraneve shqiptare. Megjithatë, për momentin mundet thjesht të presim e të shkruajmë për të reja të tjera. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje