Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Planet e reja të Mariah Carey-t, protagoniste në…

May 24
18:50 2016

Bëhuni gati të shihni më shumë nga mbretëresha e Krishtlindjes, Mariah Carey.
“Deadline” raporton se këngëtarja 46-vjeçare sapo ka firmosur një marrëveshje me Hallmark Channel, ku ajo do të ketë një rol thelbësor, do të mund të ndërrojë shumë kostume dhe do të shfaqë talentin e saj në tre filma. Ajo do të ketë rolin e një prodhueseje ekzekutive në filmat ku do të kompozojë nga një këngë origjinale për secilin. Ky do të jetë bashkëpunimi i tretë i këngëtares me rrjetin, pas atij të vitit të kaluar me “A Christmas Melody”, eventet muzikore të pushimeve dhe Krishtlindjet e Mariah Carey-t.
“Jemi të nderuar të vazhdojmë bashkëpunimin me Mariah Carey”,- ka thënë Michelle Vicary, EVP e programimit në “Crown Media Networks”. “Është e rrallë të punosh me një talent si ajo, që prodhon dhe kompozon muzikë origjinale për projektet dhe e dimë që ajo do të tërheqë vëmendjen e shikuesve tanë sërish”.
Filmi i parë nga trioja do të debutohet në fillim të vitit 2017, pranë festës së Shën Valentinit. Aktualisht këngëtarja është duke zhvilluar turin e saj e shumë shpejt do të bëjë dasmën me miliarderin australian James Packer.

 

Shperndaje