Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pjesëmarrja e Erisa Xhixhos në “C’est la vie”, sms e Metës, fjalët e Kryemadhit dhe familjarëve: Kujdes se do na fëlliqësh

Pjesëmarrja e Erisa Xhixhos në “C’est la vie”, sms e Metës, fjalët e Kryemadhit dhe familjarëve: Kujdes se do na fëlliqësh
November 18
20:13 2017

Prej dy javësh Erisa Xhixhon e shohim çdo të diel në ekranin e Tv Klan si një nga konkurrentet e spektaklit “C’est la Vie”. Ajo është në çift për garën e këndimit me këngëtarin Erik Lloshi.

Pikërisht për të rrëfyer emocionet e kësaj ekperience të re për profilin e saj si politikane, Erisa ka qenë e ftuara e Aulonës dhe Fatmës në emision “Thumb”. Ajo ka treguar se në fakt shumica e shoqërisë së saj nuk ka qenë dakort por më vonë kanë ndryshuar mendje. Ndër të tjera ka zbuluar dhe se çfarë i kanë thënë dy nga figurat më të rëndëishme të LSI-së; Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

“Monika ishte mbështetësja më e madhe pasi edhe ajo vetë ka qenë 10 vite më parë konkurrente në puntatën e parë të “C’est la Vie”. Më tha bë qejf, do kënaqesh. Presidenti ka tjetër qasje tani. Më dërgoi sms kurajimi. Bashkëshorti dhe familja ishin skeptik dukë më thënë “Seriozisht e ke që do shkosh, kujdes se mos na fëlliqësh.”,- ka treguar Xhixho me humor./Blitz.al/

Shperndaje