Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pirro Çako shembull për baballarët, Ermal Mamaqi ironizon komentin e Alketa Vejsiut: “Sapo e dëgjoi, Ami më fiku televizorin!”

Pirro Çako shembull për baballarët, Ermal Mamaqi ironizon komentin e Alketa Vejsiut: “Sapo e dëgjoi, Ami më fiku televizorin!”
April 16
21:08 2018

Mbrëmjen e sotme, i ftuari i parë i “Në kurthin i Piter Pan” ishte kantautori i njohur, Pirro çako.

Muzikanti i njohur u përball me pyetjet ngacmuese të fëmijëve lidhur me ish-bashkëshorten e tij, Inva Mula, por zgjodhi që me mjaft stil të mos u përgjigjet.

Ama, përveç fëmijëve, çako kishte përballë edhe Alketa Vejsiun, e cila përveç pyetjeve nuk kurseu as komplimentat për kantautorin e njohur.

Dhe një prej komplimentave të moderatoret i ka bërë përshtypje Ermal Mamaqit, i cili para pak minutash postoi në Instagram një foto ku shfaqej Alketa dhe Pirro.

Ermali shkruante: “TV Klan – Alketa i thotë Pirro çakos në emision: Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin. Pirro, i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kështu emisionesh”.

Sapo e postoi këtë, Mamaqi e fshiu menjëherë postimin dhe nuk gjendet më në profilin e tij. /Blitz.al/

Shperndaje