Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pink rrëfen xhelozinë mes fëmijëve: Vajza ime e ka të vështirë të pranojë rolin e saj si motra e madhe

Pink rrëfen xhelozinë mes fëmijëve: Vajza ime e ka të vështirë të pranojë rolin e saj si motra e madhe
January 18
12:14 2017

Pink para pak javësh ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Carey Hart, u martuan në vitin 2006 dhe janë prindër të dy fëmijëve, një vajze 5-vjeçare Willow dhe djalit Jameson. Pink ka dhënë një intervistë për Ellen DeGeneres dhe ky ishte prononcimi i parë publik i saj pas lindjes.

Këngëtarja ka rrëfyer se vajza e saj e ka të vështirë të përballet me rolin e saj të ri si motra e madhe. Në intervistën plot humor, Pink ka treguar se Willow është duke “luftuar” për të pranuar vëllain e saj.

a1

a2

Në fundjavë, Pink i ka organizuar një festë vogëlushes së saj, e cila tashmë është motra e madhe e familjes.

Ajo është shprehur se po përpiqet që t’u kushtojë kohën e duhur fëmijëve.

“Ime bijë është shumë e ndjeshme këto ditë”,- është shprehur Pink./Blitz.al/

Komento
Shperndaje