Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pink, një mami e detajeve, sjell heronjtë e së bijës në festën e saj të ditëlindjes

Pink, një mami e detajeve, sjell heronjtë e së bijës në festën e saj të ditëlindjes
June 07
12:44 2016

Pink i ka bërë një tortë të mrekullueshme për ditëlindje vajzës së saj.

Willow festoi ditëlindjen e saj të pestë dhe Pink i kishte bërë surprizë një tortë me personazhin e saj të preferuar. Ndoshta mendoni se ka qenë Sponge Bob, një qen apo edhe nëna e saj, por jo, bëhet fjalë për Matt Damon. Willow është e apasionuar pas Damon, specifikisht me  “The Martian”. Pra, me një lëvizje të tillë, që e bën atë një mama të detajeve të tilla, Pink i dhuroi së bijës një version “të ngrënshëm” të heroit të saj. Torta tregonte pamjen e planetit Mars me gurë dhe në qendër një astronaut me fytyrën e Matt Damon. Në një intervistë në radio, këngëtarja tregoi se vajza e saj i kishte kërkuar nëse heroi i saj Matt mund të vinte në festën e ditëlindjes. “Ajo zgjohet në mëngjes dhe vjen rrotull shtëpisë duke thënë: Më shihni, jam si Matt Damon! Mendoj se ndoshta do t’i marr një poster të heroit, kurrë nuk ka folur kaq shumë për një personazh të animuar”.

Kjo ishte ditëlindja e Willow 5-vjeçare, një festë ku shumë fëmijë  do të kishin dashur të merrnin pjesë.

 

Shperndaje