Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Pink” jo vetëm për vajzat. Kjo është ngjyra e preferuar e reperit shqiptar

“Pink” jo vetëm për vajzat. Kjo është ngjyra e preferuar e reperit shqiptar
August 16
16:41 2017

Zakonisht jemi mësuar të bëjmë ndarjet midis ngjyrave. Për shembull, roza është cilësuar si ngjyra e vajzave dhe bluja si ngjyra e djemve.

Por duke parë veshjet e ndryshme të vajzave dhe djemve sot kuptojmë se nuk ka më vend për këtë ndarje.  Rozën ose ndryshe “pink” nuk e veshin më vetëm vajzat, por është kthyer në një ngjyrë mjaft “in” edhe për djemtë.

Duke parë në Instagram-in e reperit të njohur Mozzik mund të kuptojmë shumë thjesht se cila është ngjyra e tij e preferuar. Është pikërisht ngjyra “pink”, në fakt reperit i pëlqejnë të gjitha nuancat e rozës. Në fotot e ndryshme në Instagram ai shfaqet me bluza, pantallona, pantofla, kapela në ngjyrë rozë. Ose kur nuk ka veshur diçka në këtë ngjyrë i jep fotos efekte rozë.

 

Kjo ngjyrë është ndër kryesoret që i pëlqejnë Zikkit, pasi veç saj shohim se në përgjithësi atij i pëlqejnë ngjyrat. Ai nuk është një reper bardhezi siç vishen zakonisht reperët e tjerë. Atij mund t’i themi plot gojë reperi i ngjyrave ose më saktë reperi “pink”./Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje