Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Phil Collins tregon një nga momentet më të sikletshme me Princin Charles dhe Princeshën Diana

Phil Collins tregon një nga momentet më të sikletshme me Princin Charles dhe Princeshën Diana
October 21
09:53 2016

Phil Collins është një nga  muzikantët më të njohur dhe të nderuar në botë. Kohët e fundit ai ka ndarë disa histori interesante  në lidhje me princin Charles dhe princeshën e Uellsit Diana. Këngëtari 65-vjeçar ka treguar në Jonathan Ross Show se ai ka performuar në një festë ditëlindjeje të tyre  shumë pak kohë përpara se ata të ndaheshin zyrtarisht, por ka kaluar një situatë të sikletshme.

“Unë performova në ditëlindjen e tij të 40-të dhe përvjetorin e saj të 30-të. Mes shumë këngësh që performova disa prej tyre ishin krejtësisht të papërshtatshme për situatën. Unë këndova  “Separate Lives”, “Doesn’t Anybody Stay Together Anymore”, por nuk e dija që ata ishin ndarë. Askush nuk më tha”,- ka rrëfyer këngëtari.

“Pas ndarjes unë kam qenë i afërt me Princin Charles. Duhet të them se kam qenë i pranishëm në shumë festa që organizoheshin prej tyre dhe nuk e kam parë Princeshën Diana edhe aq shpesh. Njëherë kemi qenë bashkë në një koncert të Michael Jackson  pasi isha një njeri i besuar.

Kur Michael Jackson ishte duke luajtur diçka, ai u kthye dhe tha:

“Unë do të doja diçka si kjo në festën time, do ta organizoje atë?” Në atë moment mendova: “Po, sigurisht zotëri, por nuk është aq e lehtë të gjesh njerëz që dinë të luajnë këngët e Michael Jackson”.

Phil Collins është rikthyer në skenë pas një daljeje në pension.  Ai do të performojë në Gjermani dhe Francë në ditët në vazhdim. “Mendova të dilja në pension në heshtje. Po falë mbështetjes së familjes, miqve dhe fansave kam rizbuluar pasionin për muzikën dhe interpretimin”,- ka përfunduar këngëtari./Blitz.al/

Komento
Shperndaje