Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Petri Bozo: Nëse një prezantues i produksioneve të mia gabon, unë nuk i jap rrogën

Petri Bozo: Nëse një prezantues i produksioneve të mia gabon, unë nuk i jap rrogën
May 26
18:02 2019

Nëse mendoni të punoni me Petri Bozon përveçse të vlerësoni profesionalizmin e  tij, duhet të dini se ai është një njeri që nuk u lë vend gabimeve aq më tepër kur bëhet fjalë për punën.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, Bozo ka treguar se shpesh ka punuar me prezantues të cilët nuk kanë qenë aq profesional sa pretendohej fillimisht.

Si regjisor i një sërë produksionesh të suksesshme si “Miss Shqipëria”, “Netët e Klipit Shqiptar” apo “Miss Globe” ai ka bashkëpunuar me shumë prezantues për edicione të ndryshme.

Me njërin prej tyre (ose njërën)  mesa duket gjërat jo vetëm që nuk kanë shkuar mirë por Petri nuk i ka dhënë as rrogën. I ftuar në “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ai ka treguar:

“Në kaq produksione për hir të së vërtetës duhet pranuar se ndodh që nuk gjuan në shenjë.  Raporti më i keq i një prezantues dhe ti thua po e miraton këtë skenar, duhet të jesh koshient që nëse diçka nuk të pëlqen ta ripërpunosh në bazë të karakterit. Dhe në momentin që ti je live këput gjëra. Pastaj ka qenë shumë e vështirë pasi kemi ngrënë edhe të shara nga ata që kanë qenë në co-production për 4 hatër të prezantuesit. Penalitet kam bërë. Nuk i kam dhënë lekët që i kam  premtuar.”

Ndaj kushdo që punon me Bozon duhet ta dijë paraprakisht se ai vlerëson njerëzit korrekt. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje