Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përvjetori i martesës – Vesa Luma hap arkivat!

Përvjetori i martesës – Vesa Luma hap arkivat!
September 13
13:12 2017

Në shtatorin e para 2 viteve, Vesa Luma dhe Big Basta kurorëzuan lidhjen e tyre disavjeçare në martesë në Kalanë e Lëkurësit, në Sarandë, ku mblodhën miqtë dhe të afërmit e tyre.

Sot, pas 2 vitesh, ata janë bërë 3 tashmë, pasi Liani i vogël është bërë pjesë e familjes. Edhe pse në moshë mjaft të vogël, “horri” i Vesës ka filluar të marrë famë, ndoshta më shumë se mami dhe babi.

Për të festuar përvjetorin e dytë, këngëtarja ka zgjedhur të hapë arkivat e të postojë foto nga dasma në Instagram, duke na kthyer edhe një herë pas në kohë, në ditën e shënuar të çiftit.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar fotoja e postuar nga producenti, i cili shkruan: “2 vjet të lumtur”.

Ne i urojmë Vesës dhe Bigut që vitet e tyre të lumtura të kenë më shumë se 2 shifra dhe pse jo, shumë shpejt edhe një motër a vëlla për Lianin e vogël. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje