Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përveç gjestit të shqiponjës me duar, Shaqiri i tregon të gjithve detajin e fshehur patriotik që kishte me vete

Përveç gjestit të shqiponjës me duar, Shaqiri i tregon të gjithve detajin e fshehur patriotik që kishte me vete
June 23
22:50 2018

E kotë të përsërisim edhe një herë fakti që goli i shënuar nga Xherdan Shaqiri në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë në këtë Botëror nuk na i ngriti zemrën peshë sepse edhe sot pas dy ditësh, buja e gjestit të tij të shqiponjës me duar pasi shënoi golin ende po qarkullon vrullshëm në rrjete sociale.

Megjithatë, shqiponja nuk ka qenë i vetmi detaj patriortik. Ka qenë vetë Shaqiri që në Instastory ka shpërndarë një sekret të vogël por mjaft emocionues. Ai ka treguar se në këpucët e futbollit me të cilat po luan këtë vit në Botëror, në njërën është stampuar flamuri i Zvicrës dhe në tjetrën flamuri zyrtar i Republikës së Kosovës.

“Luaj me krenari” – ka komentuar ai në postim, duke i mëshuar edhe një herë faktit se është shumë krenar për gjithçka çfarë u arrit në ndeshjen Zvicër-Serbi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje