Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përveç Era Istrefit, një tjetër këngëtare shqiptare do të performojë në finalen e Kupës së Botës!

July 12
12:06 2018

 

Në datën 15 korrik, pra të dielën, do të mbahet finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë.

Përveç spektaklit që do të dhurojnë dy kombëtaret është edhe një tjetër show që starton mbrëmjen finale.

Bëhet fjalë për hapjen e finales, në të cilën performohet kënga zyrtare e këtij botërori. Dhe Era Istrefi do të ngjitet bashkë me Nicki Jam dhe Will Smith në skenë për të performuar “Live It Up”.

Ama, Era nuk do të jetë e vetmja që do të këndojë në Rusi atë ditë sepse edhe Arilena Ara do të performojë në të njejtin vend.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arilena, e cila ka shpërdarë datat e koncerteve dhe në datën 14 korrik do të jetë në Sochi kurse në 15 do të jetë në Moskë.

Epo, do t’i kemi 2 përfaqësueset e Shqipërisë e Kosovës në finalen e Kupës së Botës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje