Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përveç “DWTS”, zbulohet projekti i ri me të cilin po punon Almeda Abazi

Përveç “DWTS”, zbulohet projekti i ri me të cilin po punon Almeda Abazi
May 16
16:30 2018

Prej javësh Almeda Abazin e ndjekim çdo të premte si moderatore në “Dancing with the Stars”. Bukuroshja shqiptare është angazhuar plotësisht me këtë projekt që e riktheu për pulikun shqiptar e po e shijon këtë ekperiencë në makimum edhe pse i duhet ta ndajë jetën e  saj mes dy shtetesh, Shqipërisë dhe Turqisë.

Megjithatë thuhet se Almeda përveçse është duke e marrë me “DWTS” po punon gjithashtu për t’u futur në tregun muzikor. Sipas “Panorama Plus” moderatorja dhe aktorja e njohur ka kohë që punon në fshehtësi për të realizuar një këngë pop. Kënga do të jetë në anglisht dhe mendohet se së shpejti Almeda do të dalë edhe nëpër koncerte.

Në fakt Almedën e kemi dëgjuar edhe më parë të këndojë në një emision turk bashkë me bashkëshoritn e saj Tolgahan Sayisman por është hera e parë që ajo ndërmerr një iniciativë të tillë për t’u paraqitur përballë publikut me një material muzikor të punuar posaçërisht për të./Blitz.al/

Komento
Shperndaje