Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Personazhet e njohur që janë autorë të studimeve shkencore

Personazhet e njohur që janë autorë të studimeve shkencore
November 10
19:18 2016
 Jemi mësuar që personazhet e famshme t’i shohim duke aktruar, duke kënduar, duke performuar, duke prezantuar, duke krijuar gjëra nga më të ndryshmet, por rrallëherë – ose kurrë – i kemi parë duke kryer studime.

Po, po studime.

Në revistën “Discovery” janë radhitur disa nga personazhet që kanë autorësinë e disa kërkimeve shumë të dobishme për shoqërinë tonë.

Nëse doni të mësoni më tepër për këto personazhe, lexoni më poshtë:

  1. Colin Firth

Aktori i njohur u shfaq si autor i një studimi mbi bazat neurologjike të bindjeve politike në BBC Radio, në 2011-n. Ai u kërkoi disa shkencëtarëve të skanonin trurin e politikanëve laburistë e konservatorë për këtë studim, gjë që shkencëtarët e bënë. Studimi u publikua në “Current Biology”.

  1. Natalie Portman

Ishte akoma një emër i njohur në Universitetin e Harvardit si një psikologe e zonja, kur Portman punoi mbi një studim duke përdorur skanimet fMRI për të kuptuar cilat zona të trurit janë përgjegjëse për idenë e vazhdimësisë së objekteve. U publikua në “NeuroImage”, 2002.

  1. Tim Duncan

Ai u bë autor i një libri, i cili fliste se si njerëzit u përgjigjeshin sjelljeve narciziste të të tjerëve.

  1. Mayim Bialik

Në vitin 1999, Mayim dhe të tjerë bashkëpunëtorë publikuan një artikull rreth disa çështjeve delikate të neuroshkencës, artikull që më pas u publikua në “NeuroImage”.

  1. Lisa Kudrow

Kudrow shfaqet si autorja e 4-t e një studimi rreth marrëdhënies së dhembjes së kokës dhe tendencës për të përdorur njërën nga duart më shumë se tjetrën. Lisa dhe i ati i saj vuanin të dy nga migrena.

  1. Betty Friedan

Paçka se nuk arriti ta përfundonte doktoraturën e saj, Friedan arriti të shkruante një artikull ku diskutonte stereotipet e dëmshme të njerëzve në moshë.

  1. Teller

Magjistari u bë autor i artikullit në “Nature Reviews Neuroscience”, ku fliste se si magjistarët mund të kontribuojnë në studimin e vëmendjes dhe kujdesit të njerëzve.

  1. Dalai Lama i 14-ti

Në 2008-n, Dalai Lama shkroi një libër bashkë me një ekspert të emocioneve dhe shprehive të fytyrës, të titulluar “Ndërgjegjësimi emocional: Duke kaluar pengesat për në balancën psikologjike”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje