Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Personazhet e famshëm në mbështetje të Kim Kardashian-it pas grabitjes së armatosur

Personazhet e famshëm në mbështetje të Kim Kardashian-it pas grabitjes së armatosur
October 03
17:52 2016

Pas grabitjes së armatosur të Kim Kardashian në dhomën e hotelit në Paris, të famshmit kanë shkruar në rrjetet e tyre sociale duke e  mbështetur atë.

Kim Kardashian, nënë e dy fëmijëve, është lidhur dhe është mbyllur në tualet gjatë kohës që autorët kanë grabitur bizhuteritë me vlerë prej miliona dollarësh.

Shumë të famshëm kanë shkruar për këtë gjë, madje kanë thënë se ajo është një qenie njerëzore që meriton simpati.

  • Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo

“Unë dënoj sulmin ndaj Kim Kardashian, madje dua t’i them asaj se do të jetë gjithmonë e mirëpritur në Paris”.

  • Sherri Shepherd

“Dëgjova për sulmin ndaj Kim Kardashian. Jam e lumtur që ajo është mirë. Kim, ju jeni një grua, nënë, motër dhe ne lutemi për gratë”.

  • Prezantuesi britanik Piers Morden

“Ndihem keq për Kim Kardashian. Duhet të ketë qenë një përvojë e tmerrshme”.

  • Komediani Tom Green

“Më vjen keq që dëgjova këtë. Jam i gëzuar që të gjithë janë të sigurt. Kim është grabitur”.

  • Spencer Pratt

“Jam i zemëruar me policinë e Parisit që nuk dha mbrojtje për Kim-in pas këtij sulmi”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje