Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Personazhe me mbiemra të prekshëm dhe të ngrënshëm

May 22
13:19 2016

Të gjithëve na ndodh të duam të ndryshojmë diçka te vetja. Shumicës prej nesh nuk i pëlqejnë fotografitë e pasaportës, ndërsa disa të tjerëve nuk u pëlqen emri që u kanë vënë në lindje. Disa do të donin të kishin lindur djem e të tjerë vajza. Ka disa raste kur situatat e mësipërme mund të ndryshojnë jetën tuaj, pasi emri vihet që në lindje dhe të duhet ta dëgjosh gjithë jetën. Sot emri është diçka e thjeshtë për t’u ndryshuar, por më kompleks bëhet fakti kur mbiemri është ai që e bën identitetin tuaj të tingëllojë potent, çuditshëm ose për të qeshur. E nëse nuk ju pëlqen, shpresa e vetme mbetet mbiemri i bashkëshortit. Personazhet që kemi zgjedhur nuk janë ankuar ndonjëherë për mbiemrin, por ne kemi menduar t’i bëjmë të dukshëm, të prekshëm, “të ngrënshëm”, duke i shoqëruar me foto. A i mbani mend regjistrat e shkollës, apo blloqet e fotografive? Sot për ju regjistrin e hap Blitz.al.

Etiketimet
Shperndaje