Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përse nuk do të mund të shihni një bashkëpunim mes Calvin Harris dhe Kanye West

Përse nuk do të mund të shihni një bashkëpunim mes Calvin Harris dhe Kanye West
July 28
10:57 2016

Të gjithë ata që shpresojnë për një bashkëpunim mes Calvin Harris dhe Kanye West do të mërziten nga ky lajm.  Djemtë thuhet se  nuk do të bashkëpunojnë për shkak të marrëdhënies dhe situatave të fundit me Taylor Swift. Ka pasur disa aludime se DJ skocez dhe reperi West po përpiqeshin të bënin muzikë të mirë së bashku, por sipas TMZ Calvin nuk është i hapur si Kanye ndaj këtij projekti dhe thjesht ata nuk e njohin aq mirë njëri-tjetrin.

Sipas thashethemeve, djemtë kanë respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin, edhe pse nuk janë saktësisht miq. Madje mund të themi se ata rrallë komunikojnë me njëri-tjetrin.  Në parim Calvin dëshiron të heqë qafe idenë e lidhjes së emrit të tij me Taylor./Blitz.al/

Shperndaje