Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përse ka lotuar Mbretëresha Elizabeth?

Përse ka lotuar Mbretëresha Elizabeth?
May 19
11:17 2016

Mbretëresha Elizabeth rrallë herë ndodh të emocionohet në publik e një moment i tillë ka ndodhur ditën e martë gjatë një  përkujtimi për ushtarët e rënë në luftë.

Mbretëresha ka marrë pjesë në përkujtimoren e Dukës së regjimentit Lancaster në memorialin kombëtar të Arboretum në Stafforshire, të mbajtur për nder të 32 pjesëtarëve të regjimentit që humbën jetën 10 vite më parë.

Mbretëresha është fotografuar  duke fshirë lotët dhe të gjithë menjëherë kanë reaguar nëse kjo ishte si pasojë e emocionit apo ndonjë alergjie të mundshme.  Ajo ka pasur një marrëdhënie të veçantë me regjimentin dhe është parë tek lotonte ndërkohë që vështronte statujën e emblemës  së Anglisë.

Gjatë mbretërimit prej 63 vitesh, mbretëresha Elizabeth ka qarë shumë rrallë në publik. Në vitin 1997 gjatë një ceremonie për  jahtin mbretëror që u nxor jashtë përdorimit pas 40 viteve shërbim ishte hera e parë kur ajo u pa të derdhte lot dhe situata është përsëritur  në vitin 2002 gjatë përkujtimores së ndarjes nga jeta të nënës së Mbretëreshës.

Së fundmi, Princi Harry e lavdëroi gjyshen e tij për rekordin e mbretërimit duke pranuar se e ndjen presionin e të jetuarit nën reputacionin e saj.

“Është kaq e pabesueshme  që dikush në atë moshë  ka vlerësuar dhe kuptuar gjithçka dhe që ka vënë detyrën përpara çdo gjëje tjetër që në vitet e para të jetës”,- është shprehur ai gjatë një dokumentari në nder të 90-vjetorit të saj të lindjes.