Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Përse e tradhëtoi Ramën për Leonardo Di Caprion? Mirela Kumbaro jep përgjigjen e saj

Përse e tradhëtoi Ramën për Leonardo Di Caprion? Mirela Kumbaro jep përgjigjen e saj
November 10
22:55 2019

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro doli kundër vendimit të qeverisë për shfrytëzimin e Vjosës për ndërtimin e HEC-eve.

Ajo shpërndau në Twitter statusin e aktorit të famshëm, Leonardo Dicaprio, i cili mbronte dëmtimin e Vjosës.

Disa komentues e konsideruan ‘tradhti’ të Kumbaros ndaj Ramës.

E ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, deputetja socialiste shpjegoi vendimin e saj.

Ajo u shpreh se Vjosa është një thesar që me kalimin e  kohës do pasurojë zonën. Ndaj shtoi se duhet hequr dorë nga investimet që do sillnin fitime të shpejta, duke iu referuar ndërtimit të HEC-eve.

Lidhur me këtë ngjarje dy moderatoret e kanë ngacmuar më tepër.

Fatma Haxhialiu: Po lexoja komentet në Facebook dhe është një që thotë se kam me merak pjesën ku ju jeni palë me Dicaprion, tradhtuat Ramën për Dicaprion

Mirela Kumbaro: “Kam bërë një postim në Twitter mesazhin me pamjet e Vjosës. Jam shumë e bindur që Dicaprio nuk e njeh Shqipërinë edhe Vjosën por në angazhimet e tij sociale , unë besoj se iu arritur ti përcillet mesazhi dhe informacioni dhe ka shprehur qëndrimin e vet. Kjo është për t’iu falënderuar sepse Shqipëria e vogël arrin deri tek bota e madhe e Hollywood. 

Idealja do ishte të vinte ta vizitonte dhe të na bënte një publicitet. Lugina e Vjosës është vërtet një pasuri e jashtëzakonshme, është një mrekulli dhe një thesar që ndoshta sot për sot na privon nga mundësia e fitimit të shpejtë që do të bënte shfrytëzimi i territorit por jam e bindur se do jetë një pasuri që do pasurojë zonën dhe Shqipërinë. Sot duhet të heqim dorë nga disa fitime, nga një investim që do sjellë punësim e energji.”

Share