Blitz

 Breaking News

Përralla e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston është shumë e bukur për të qenë e vërtetë!

Përralla e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston është shumë e bukur për të qenë e vërtetë!
January 20
20:50 2020

Me siguri që Instagram-i juaj ka qenë i pushtuar ditën e sotme nga foto, video apo momentet kur Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, u takuan në SAG Awards mbrëmjen e djeshme.

Për ish-partnerët ishte një natë e mirë, të dy u vlerësuan me çmime, Brad për rolin në “Once Upon A Time in Hollywood”, Jennifer për punën në shfaqjen “Good Morning America”, po ashtu të dy dhanë fjalime interesante kur pranuan trofetë. Megjithatë, arritjet profesionale kaluan në plan të dytë, sepse vëmendja e absolutisht të gjithëve ishte tek takimi i tyre, prekja e duarve, si Pitt ndiqte Jan kur fliste, si kjo e fundit duartrokiste fjalimin e tij, shikimet mes tyre etj etj etj.

Por sado që këto momente u dukën bukur në foto( sepse realisht takimi i tyre, të paktën në sallë nuk zgjati më shumë se dy minuta), e gjithë përralla e dy të dashuruarëve është shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Patjetër që të gjithe fansat e tyre ndihen mirë që ata nuk kanë mëri nga ngjarjet e kaluara, të paktën në dukje dhe mund t’i buzëqeshin njëri-tjetrit.

Por mos harroni që ju vetë, ish-të dashurit, ose më keq akoma ish-bashkëshortit që nisi një histori tjetër para 15-vitesh, me shumë gjasë sot nuk do t’i jepnit një mundësi të dytë. E para se është shumë vonë, e dyta sepse ju tradhëtoi dhe e treta, sepse përgjatë viteve historia la shenjë tek ju. Në rastin e Aniston, ishin përcaktimet negative në revista e media dhe trajtimi si “e lëna”, “e tradhëtuara”. Madje kam parë dhe artikuj që trajtonin temën se si Jennifer Aniston nuk do e gjejë më kurrë lumturinë.

Prandaj tani kur po shkëlqeni dhe pikërisht ish-dashuria e madhe e jetës tënde sapo i ka dhënë fund lidhjes dhe kuptoi se çfare ka humbur, epo nuk e meriton një shans të dytë. Jennifer nuk është Rachel në jetën e vërtetë dhe Brad Pitt, pavarësisht se është Brad Pitt, nuk mund ta bëjë të gjithë këtë histori të funksionojë. Sidomos kur dihet se sa jofunksionale mund ti bëjë ai lidhjet ku përfshihet.

Mos më keqkuptoni, nuk do doja gjë tjetër përveçse të ktheheshin bashkë, sepse nuk ka asgjë më të bukur se të shohësh një Shigjetar dhe një Ujor të gjejmë rrugën drejt njëri-tjetrit, por është shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Pastaj, fakti që Jennifer e quajti thjesht “të ëmbël” gjestin e Pitt, që e ndiqte gjithë sy e veshë në prapaskenë, duket si një mënyrë e sjellshme për të thënë: “Akoma po merreni me këtë?”

Ndoshta mund të jetë dhe një manovër publicitare dhe promovimi që në Oscars mund të kulminojë me Brad që ja kushton trofeun, nëse fiton gjithmonë, Jennifer dhe aty zemrat tona shpërthejnë më mijëra copa. Por sido që të jetë, edhe pse nuk e besoj që diçka përtej “dashurisë përpara kamerave” po ndodh me ish-çiftin, e gjitha kjo histori po më mban siç Brad mban Jennifer prej dore këtu:

Ne fillim Princi që braktis familjen e tij për të qëndruar pranë asaj që do dhe tani të dashuruarit që rikthehen pas më shumë se një dekade e gjysëm. Eh, përrallat… /Blitz.al/

Share