Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Përplasje” e re mes personazheve shqiptarë, gjithçka që duhet të dini për debatin mes Noizy-t dhe Olti Currit

“Përplasje” e re mes personazheve shqiptarë, gjithçka që duhet të dini për debatin mes Noizy-t dhe Olti Currit
June 13
10:13 2019

Nuk është gjë e re që Olti Curri të krijojë polemika me personazhet publikë në Shqipëri, fundja natyra e tij ironike dhe trajtimi që i bën çështjeve të ditës, e ka bërë kaq të ndjekur në rrjetet sociale. Megjithatë që do të “përplasej”me Noizyn online, këtë nuk e prisnim, sepse pak për të mos thënë aspak i bashkon këta të dy.

Kështu, duke marrë parasysh dhe faktin që Noizy nuk përton asnjëherë t’i kthejë përgjigje atyre që i drejtohen, një “zënkë” ka nisur mes tyre, që në fakt me fjalët që janë përdorur fare mirë mund të quhej dhe “sherr”. E gjitha nisi, kur reperi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, publikuan në Instagram nismën që Noizy kishte ndërmarrë, për ta bashkuar linjën e tij të veshjeve, me bizneset ku studentët përfitojnë ulje nga Karta e famshme e Studentit.

Pak orë pasi kjo gjë u shpërnda në rrjet, Olti ironizoi Kartën e Studentit, përfshirjen e biznesit të Noizyt tek ajo të dhe paraqitjen e tij në krah të Erion Veliajt, me anë të kësaj fotoje në story, e cila tani është fshirë:

Një ditë më pas erdhi dhe reagimi i këngëtarit të “100 kile”, i cili me anë të një postimi të gjatë, mendoi se e ofendoi Oltin duke i thënë “gay”, që në fakt është orientim seksual dhe jo sharje, duke i thënë që firma e tij e veshjeve ka bërë më shumë fitime se reklamat e blogger-it në rrjetet socale dhe na bëri të fala ne portaleve. Shumë e sjellshme nga ana jote gjithësesi, se rrallë na bën njeri të fala edhe pse të gjithë duan lajme!

Sigurisht, këto fjalë Olti nuk mund ti anashkalonte dhe bëri reagimin e rradhës, fillimisht me këtë foto:

Siç mund ta shihni ka fjalor të ekzagjëruar sepse janë përmendur fjalë si abetarja, përralla, lekët e shokut apo seksualiteti. Dhe në fund, e mbylli me këtë postim para pak orësh:

Këtu ai nuk mund ti linte pa thumbuar dhe Erion Veliajn, por që tani po përqëndrohemi më shumë te personazhet e showbizit, këtë e lemë për një herë tjetër.

Dhe cili është mesazhi që nxjerrim në fund? Studentët kur kërkuan Kartën e Studentit në protestat e dhjetorit, nuk menduan se për të në fund do të përplaseshin Olti Curri dhe Noizy, por ndoshta Ministrja e Arsimit dhe këshillat e nxënësve. Gjithësesi, Karta e Studentit përpara se ti mundësojë atyre ulje për blerjet e rrobave apo biletat e kinemave, mirë do ishte që ti hynte në përdorim për të udhëtuar me pak kosto me transportin publik. Ky ishte mesazhi, nëse menduat se do thoja ndonjë gjë për këtë debat, atë po jua lë ju të vendosni se në krah të kujt jeni, unë për vete jam me atë që bën tekstet e këngëve më të bukura.

via GIPHY

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje