Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përpjekja e dështuar e aktores së njohur për të ftuar në ditëlindje Beyonce, Britney Spears dhe Paris Hilton

Përpjekja e dështuar e aktores së njohur për të ftuar në ditëlindje Beyonce, Britney Spears dhe Paris Hilton
June 28
16:22 2017

 

Aktorja e njohur Lindsay Lohan po organizon një festë për ditëlindje dhe ndryshe nga herët e tjera, kur ftesat shpërndahen në mënyrë private, ajo ka zgjedhur ta bëjë në një mënyrë më “moderne”.

Lindsay ka shkruar në Twitter një status kur fton 3 emra të njohur në festë, por jo të gjithë janë të kënaqur nga kjo.

“Britney Spears dhe Paris Hilton ejani në Mykonos për ditëlindjen time këtë fundjavë. Beyonce, eja edhe ti!” – shkruan aktorja.

Nuk e dimë për Britney-n dhe Paris, por Beyonce sa ka lindur binjakët, kështu që është e sigurt se do të mungojë në festë. Ndërkohë që asnjëra prej vajzave nuk ka marrë mundimin t’i përgjigjet kësaj përpjekjeje duke e lënë Lindsay-n të vetme. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje