Blitz

 Breaking News

Përndiqej nga i riu kosovar prej 3 muajsh. Luana Vjollca e kallëzon në polici

Përndiqej nga i riu kosovar prej 3 muajsh. Luana Vjollca e kallëzon në polici
May 30
19:18 2020

Moderatorja e njohur e Top Channel, Luana Vjollca ka kaluar një situatë të pakënfdshme së fundme e cila e ka detyruar  të përfundojë madje edhe me një kallëzim në polici. Për 3 muaj është ndjerë e bezdisur nga një fans i saj dhe i është drejtuar policisë për të bërë një kallzim penal për përndjekje.

Sipas “Balkanweb”  një i ri 28-vjeçar nga Kosova i identifikuar si A. Morina që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.

Pasi nuk ka mundur që t’i shpëtojë kësaj përndjekjeje Luana Vjollca i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim. Nga ana e saj policia nuk ka mundur ende ta gjejë dhe shoqërojë të riun.

Edhe tre vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila. Kur fansi i është afruar ne zonën e Astirit kur Luana ishte ne makinë menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur Lilan, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik ku nderhyu dhe policia.

Share