Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Përgjigja” e të dashurës së Usain Bolt

“Përgjigja” e të dashurës së Usain Bolt
August 25
16:03 2016

Fotoja e Usain Bolt me një vajzë të panjohur në shtrat bëri bujë të paparë në rrjet.

Teksa të gjithë po flisnin për atletin më të shpejtë në botë që tradhëton të dashurën thjesht për qejf, kjo e fundit vendosi të mos flasë në asnjë vend për këtë çështje.

Paçka se deklaratat në Twitter apo në media kanë munguar, Kasi Bennett ka vendosur të na flasë nëpërmjet pëlqimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka pëlqyer një status ku shkruhej: “Usain Bolt, ti braktise një jetë me një perëndeshë për një vajzë që as nuk krahasohet me të”.

Pas kësaj, Bennett ka pëlqyer një tjetër status: “Bukuria e Kasi Bennett është absolute, e fuqishme prandaj nuk duhet ta humbasë kokën duke shkuar pas një “plehre” si Usain Bolt”.

“Këto nuk janë të vetmet statuse që Kasi Bennett ka pëlqyer, por kaq mjafton për të mësuar gjendjen emocionale të saj”, – shkruan  Cosmopolitan.

Ndërkohë, postimet e saj në rrjetet sociale kanë munguar që në ditën kur u publikua fotoja e atletit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje