Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përgënjeshtrohet lajmi! Marina Vjollca nuk është shtatzënë

Përgënjeshtrohet lajmi! Marina Vjollca nuk është shtatzënë
April 12
18:20 2016

Një foto e hedhur nga moderatorja bukuroshe Marina Vjollca në profilin e saj në Instagram ditën e djeshme hapi, nëpër portale të ndryshme, një valë thashethemesh rreth mundësisë së të qenit shtatzënë.

Në foto, ku Marina qëndron në këmbë, dora e  vendosur mbi bark “u lexua” si detaj i rëndësishëm për të hedhur dyshimet se ajo dhe Getoar Selimi së shpejti do të bëheshin prindër. Por… jo!

Blitz.al ka mundur të kontaktojë të afërm të moderatores për të hedhur dritë mbi lajmet që po qarkullojnë dhe ka marrë konfirmimin se gjithçka e thënë është e pavërtetë dhe se dora e vënë mbi bark është thjesht një detaj krejtësisht i rastësishëm.

Mesa duket, na duhet të presim ende për të parë Marinën mama e ndërkohë që ne vazhdojmë me zgjidhjen e “mistereve” të radhës, le ta lëmë çiftin e ri të shijojë dashurinë, copëza të së cilës çdokush nga ne po i sheh dita-ditës.

Marina2

Shperndaje