Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundon me sukses nata e parë e “Festivalit të Këngës”, le të përgatitemi për natën e dytë me plot surpriza

Përfundon me sukses nata e parë e “Festivalit të Këngës”, le të përgatitemi për natën e dytë me plot surpriza
December 22
10:29 2017

Nga Kozeta Kurti

Mbrëmë afro mesnatës, përfundoi mbrëmja e parë e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH, i cili nisi me një spektakël të vërtetë dritash, të cilat në formën e tyre si kurorë, të çonin lehtësisht në luksin e madhështinë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”. Festivali filloi me të madhin Ricardo Cocciante që përcolli për publikun shqiptar hitin e tij “Margarita”, të cilin e improvizoi edhe me mbështetjen e publikut të sallës, që përsëriti me maestron refrenin e super hitit, si edhe më pas një duet me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.

Festivali ka vazhduar më tej me 11 këngë të interpretuara nga këngëtarët më me emër të muzikës shqiptare, të cilat janë prezantuar nga 11 personazhe me gjurmë në jetën sociale të vendit. Ato vinin përgjthësisht nga rryma pop rokut alternativ, por pati edhe balada.

Në skenën madhështore të ngritur në Pallatin e Kongreseve, natën e parë u rikthyen emrat e mëdhenj të muzikës së lehtë, si Elton Deda, Mariza Ikonomi, vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti, Voltan Prodani, Eugent Bushpepa, Bojken Lako, Manjola Nallbani, Redon Makashi, por edhe më të rinj si Luis Ejlli e Rezarta Smaja.

Nata e dytë pritet të jetë vazhdimi i spektaklit të natës së parë me këngë të reja, por edhe të ftuar e surpriza të reja. Sikurse lajmëroi drejtuesi Krasta,nata e dytë do t’ju kushtohet të rinjve dhe me Krastën do të bashkëprezantojnë disa prej drejtuesve në vite./Blitz.al/

Komento
Shperndaje