Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundon gjyqi 4-vjeçar i Jessie J për këngën “Domino”

Përfundon gjyqi 4-vjeçar i Jessie J për këngën “Domino”
September 07
16:33 2016

Jessie J u padit në vitin 2012 nga një grup indie i Santa Barbara-s, me pretekstin se artistja britanike dhe producentët e saj kanë vjedhur disa pjesë të këngës dhe melodinë e “Domino”-s nga kënga e tyre, e titulluar “Bright Red Chords ”.

Grupi u paraqit në gjykatë përsëri në vitin 2013 për të dhënë disa fakte të reja lidhur me kopjen, duke thënë se producentët e artistes, përfshirë edhe Dr. Luke, kishin akses në të dhënat e “Bright Red Chords” dhe kanë arritur të marrin melodinë e kësaj kënge për ta përdorur në hitin e  28-vjeçares, “Domino”.

Duke qenë se paditësit nuk arritën të bindnin gjykatësin për vërtetësinë e aksesit të producentëve dhe ekspertët treguan se melodia e “Domino” është ndryshuar vazhdimisht për muaj të tërë, çështja, më në fund, është pushuar ditën e sotme.

Sigurisht, fituese është deklaruar Jessie J dhe producentët e saj. /Blitz.al/

Shperndaje