Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundimisht qenka vera e djemve të dekoloruar: Flori Gjini i bashkohet skuadrës së bjondëve!

Përfundimisht qenka vera e djemve të dekoloruar: Flori Gjini i bashkohet skuadrës së bjondëve!
July 11
20:24 2019

Skuadra e çunave bjondë ka një hyrje të re: Flori Gjini!

Moderatori i “E diell” ka postuar një foto para pak minutash në llogarinë e tij në Instagram, ku dukshëm bien në sy flokët e tij, tashmë ngjyrë të verdhë.

Flori i është bashkuar grupit të djemve të njohur shqiptarë, të cilët të frymëzuar mbase nga yjet botërorë kanë lyer flokët në ngjyrën e verdhë platin, duke e kthyer në një trend këtë periudhë.

“Meqë të hënën fillojmë “Pushime On Top”- shkruan ai në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar, duke shpjeguar kështu edhe arsyen e këtij ndryshimi të papritur në “look”.

Siç duket, moderatori ka preferuar ta nisë me një pamje të re këtë sezon të ri të emisionit të njohur veror që starton këtë të hënë në Top.

Kështu, Flori i bashkohet skudrës së Majk, Bruno, Fero dhe Mozzik të cilët kanë vendosur të guxojnë këtë periudhë me flokët e dekoloruar.

Në pritje të hyrjeve të reja! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje