Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundimisht kjo veshje që po bën xhiron e televizioneve shqiptare duhet të shitet në ankand!

Përfundimisht kjo veshje që po bën xhiron e televizioneve shqiptare duhet të shitet në ankand!
November 14
10:29 2016

Jo rrallë ndodh që moderatorët e emisioneve të ndryshme të rastisin të kombinohen me të njëjtën veshje, kjo sepse edhe kuratorët e imazhit mund të jenë të njëjtë ose thjesht sepse qarkullojnë të njëjtët sponsorë. Megjithatë, njëra nga këto veshje po kthehet në “legjendë”, duke bërë xhiron e tre televizioneve shqiptare: Tv Klan, Channel One dhe tani Top Channel.

Më herët u bë bujë që Rudina Magjistari dhe Najada Elmazi kishin dalë me të njëjtën veshje në emisionet e tyre përkatëse, madje pati edhe një reagim të ashpër nga ana e Magjistarit, duke thënë se nuk e ka fare problem që të vishet njëlloj si koleget e saj.

rudina

najada-elmazi

Mirëpo, kur menduam se ky lajm u bë i vjetër, ja tek vjen moderatorja Anjeza Maja në emisionin e sotëm të mëngjesit në Top Channel,  “Në shtëpinë tonë”, e cila, si për ironi, ka të njëjtën veshje për të cilën u fol e u përfol në portale dhe rrjete sociale.

anjeza

Nuk dimë të themi nëse kjo vazhdon të jetë koincidencë apo Anjezës thjesht nuk i intereson fakti që edhe koleget e saj janë kombinuar më parë me të njëjtën veshje, por mund të themi se me aq herë sa e kemi parë në televizionet shqiptare, kjo veshje duhet të shitet në ankand.

Megjithatë, ajo që ka rëndësi është që të tria moderatorëve kjo veshje u ka qëndruar për shtat me të veçantat e tyre në tiparet e jashtme dhe në fund të fundit, e rëndësishme është të dukesh bukur në ekran! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje